Aktualitet

Kryemadhi sërish në krye të LSI/ Gjosha: Do fitojmë edhe në 25 prill

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi sërish në krye të LSI/ Gjosha: Do fitojmë edhe

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi këtë të shtunë zgjedhjet brenda strukturave të saj. Anëtarësia votoi për rikonfirmimin në detyrë të kryetares aktuale, Monika Kryemadhi.

Ish-deputetja Klajda Gjosha tha se është votuar në këtë mënyrë sepse Kryemadhi ka ende sfida në krye të LSI, teksa shtoi se në 25 prill opozita do të korrë fitore.

“Jo se nuk mund të kishte kandidatë të tjerë prë kryetarin e LSI, por mos harroni që ne jemi në mes të një procesi. Krymadhi u zgjidh kur LSI doli në opozitë në 2017 dhe jemi ende në një proces të papërfunduar, të paktën me zonjën Kryemadhi në krye. Do të duhet të testohet me zgjedhjet e 25 prillit, ku shpresojmë që të shkojmë drejt fitores, duke rrëzuar një regjim shumë të ngurtë që i serviret vendit tonë. Për të larguar një herë e mirë këtë kastë politike. Jemi të bindur se qytetarët do të shkojnë të votojnë për të ndryshuar një herë e mirë këtë regjim, siç votuan sot strukturat e LSI”, tha Gjosha.

Zgjedhjet në LSI erdhën në një kohë kur Komiteti Teknik i Ekspertëve ka ndaluar mbledhjet politike. Por Klajda Gjosha siguroi se janë zbatuar të gjitha masat.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH