Sport

“Kosova është Serbi”, rumunët shohin “ëndrra me sy hapur”! Ndërpritet për disa minuta ndeshja

Shkruar nga Liberale
“Kosova është Serbi”, rumunët shohin

Pjesa e parë mbyllet 0-0. Por nëse ndeshjet e tjera po shkojnë drejt mbylljes, ka edhe një pjesë loje në Rumani. Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre për shkak të një banderole të shpalosur në shkallët e stadiumit nga tifozët rumunë.

Në këtë banderolë shkruhet “Kosova është Serbi”, si dhe janë bërë thirrje raciste ndaj shqiptarëve nga tifozët rumunë. Arbitri ndërpreu ndeshjen pas shfaqjes së kësaj banderole dhe rifilloi pas disa minutash.

Thirrjeve nacionaliste të tifozëve rumunë në stadium ju është përgjigjur lojtari i Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili ka bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Ndeshja Rumani-Kosovë është e vlefshme për eliminatoret Euro 2024.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH