Një histori i çudishme ka ndodhur në Torino të Italisë. Sipas Corriere Della Sera, një grua kineze është dhunuar dhe akuzaur për virusin korona që po qarkullon në Itali.
"Një grua kineze në Torino raportoi se ajo ishte fyer dhe rrahur në rrugë. Gruaja, në të dyzetat e saj, tha se kishte dëgjuar t'i thoshin "ju keni virusin, ikni!" dhe pastaj ajo u rrah. Gruaja ka jetuar në Torino që nga viti 1997 dhe drejton një bar. Ajo tashmë është mjekuar në spital", shkruan media italiane. /Gazeta Liberale