Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat, foli ndër të tjera edhe për publikimin e mundshëm të kontratës me Pfizer, në lidhje me vaksinat e ardhura në Shqipëri. Rama tha se kontrata me Pfizer nuk bëhet publike, pasi është e mbrojtur nga sekreti tregtar.
“Kontrata me Pfizer është sekret, sipas klauzolës së sekretit tregtar. Nëse një vend në BE e bën publike, do e bëjmë edhe ne. Thashë se do publikoj kontratën sepse kisha dëshirë. E kam të qartë se partia juaj do fillojë një këngë për këtë pjesë”, tha Rama.