Aktualitet

Komisionet hetimore të opozitës, Rama: I rrëzojmë se s’na lejon Kushtetuta

Shkruar nga Liberale
Komisionet hetimore të opozitës, Rama: I rrëzojmë se

Kryeministri Edi Rama e justifikoi duke përmendur Kushtetutën rrëzimin e kërkesave për komisione hetimore të kërkuara nga opozita.

Në një emision televiziv, ai tha se kërkeast e opozitës, që i janë rrëzuar viteve të fundit 8 komisione hetimore, tha se kërkesat s’kanë qenë në “kornizën kushtetuese”.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur kornizat në të cilat mund të miratohet një komision parlamentar. Ne nuk kemi asnjë kundërshtim për ngritje komisionesh por kur nuk cënohet kushtetuta. Nuk mundet dot ta abuzohet me këtë të drejtë për të cënuar qoftë veprimtarinë e institucioneve të tjera. Sepse nuk mund të ngrihet një komision për Portin e Durrësit për shembull.

Sepse duhet të paraqesësh indicie të qarta mbi PSE-në e ngritjes së këtij komisioni. Parlamenti ngre funksione hetimore si ligjvënës në funksion të procesit ligjvënës për të adresuar probleme që dalin në proces. Nuk është kjo fare detyra e parlamentit. Nuk janë këta as KLSH as prokuroria. Gjykata Kushtetuese, Parlamenti ka instrumenta të tjera para se të shkojë tek komisioni hetimor”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH