Aktualitet

Komisioneri Publik kërkon rihapjen e hetimeve për gjyqtaren

Shkruar nga Liberale
Komisioneri Publik kërkon rihapjen e hetimeve për gjyqtaren

Komisioneri Publik ka kërkuar rihapjen e çështjes ndaj gjyqtares së Apelit, Elona Toro. Në njoftimin zyrtar, Komisioneri Publik kërkon që vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të rishikohet, pasi ai është bazuar në një hetim jo të plotë administrativ.

“Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 264, datë 17.6.2020, konstaton se përfundimet e arritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elona Toro, janë rrjedhojë e një hetimi jo të plotë administrativ. Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të riçelë hetimin gjyqësor, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit, në gjendjen që janë aktet, nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Komisioneri Publik e vlerëson të nevojshme që brenda juridiksionit rivlerësues/kontrollues të Kolegjit, ky i fundit, në shqyrtim të këtij ankimi, të riçelë hetimin gjyqësor, pasi rezulton se hetimi i Komisionit nuk ka qenë shterues në drejtim të identifikimit të burimeve të ligjshme të krijimit të të ardhurave të ligjshme, të personave të tjerë të lidhur me subjektin e rivlerësimit, të ardhura që kanë shërbyer për krijimin e pasurive mbi të cilat ushtron të drejta subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të”, thuhet në ankimim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH