Kompania franceze ka zbuluar markën e re elektrike e-C3, të makinave që do të fillojnë të shiten me një çmim prej 23,300 euro.
E-C3 elektrik i Citroen do të dalë në shitje së bashku me versionet konvencionale të C3 të ri që do të pasohen më vonë gjatë vitit të ri.
Synimi i kompanisë është të jetë më i shituri në SUV-të elektrikë me kosto të ulët, ai nuk zëvendëson Citroen C3 Aircross, ndërsa platforma është hapur për porosi pasi e-C3 do të jetë në dispozicion në disa vende evropiane fillimisht, në fillim të 2024 dhe në Greqi do të jenë në shitje gjatë verës.
Marka e re e makinave do të fillojë të shitet nga 23,300 euro në tregje të caktuara, ndërsa në vitin 2025 gamës do t'i shtohet një version më i vogël me një distancë prej 200 kilometrash dhe një çmim prej 19,900 euro.
Pavarësisht çmimit të ulët të blerjes, e-C3 do të jetë plotësisht i pajisur duke ofruar të gjitha komoditetet bazë, si xhamat elektrike, klimat e ajrit dhe sistemet më të rëndësishme të ndihmës së shoferit.