Aktualitet

Kim Jong-il si Jezu Krishti/ Koreanët festojnë “Ditën e Yllit të Ndritshëm”, tradita vazhdon edhe pas vdekjes

Shkruar nga Liberale
Kim Jong-il si Jezu Krishti/ Koreanët festojnë “Ditën e

Në Korenë e Veriut, sot është pushim, pasi festohet "Dita e Yllit të Ndritshëm", pra ditëlindja e Kim Jong-il, një traditë që vazhdon edhe pas vdekjes së tij.

Ai qëndroi në krye të Koresë së Veriut për 17 vjet, ndërsa festa kombëtare quhet "Dita e Yllit të Ndritshëm", pasi në biografinë e tij thuhet se, një yll i ri dhe një ylber i dyfishtë u shfaqën në malin Baekdu (një mal i dashur për koreanët) më 16 shkurt të vitit 1942, ditën kur Kim Jong-il lindi.

Më 9 shtator 1948, u shpall Republika Popullore Demokratike e Koresë (DPRK), me kryeministër Kim il-sung, e cila më pas mbeti në duart e Kim Jong-il, pasi babi i tij ndërroi jetë nga një atak në zemër në korrik 1994. Ashtu si babi i tij edhe Kim Jong-il vdiq nga një atak në zemër në dhjetor të vitit 2011.

Kur Kim Jong-un mori kontrollin e Koresë së Veriut ishte vetëm 27 vjeç dhe bota dintë shumë pak për të. Ndryshe nga babi dhe gjyshi i tij, Jong-un nuk e ka shpallur ditëlindjen e tij si festë kombëtare.

Ditëlindja e Kim Jong-il, si ditëlindja e Krishtit

Sipas rrëfimeve të Biblës, një engjëll iu shfaq barinjve që po ruanin kopetë e tyre në fushat afër Betlehemit, kur Maria po sillte në jetë Jezu Krishtin. Barinjtë shkuan menjëherë për të gjetur foshnjën Jezus, të cilin engjëjt u thanë se do ta gjenin duke fjetur në grazhd. Më pas, tre burra të mençur, të njohur edhe si magjistarë, panë yllin e shkëlqyer në qiell që qëndronte aty ku lindi Jezusi.

Tre burrat e mençur udhëtuan nga një vend i largët lindor për të gjetur mbretin e ri. Dijetarët vazhduan rrugën për në Betlehem dhe e gjetën Jezusin aty ku tregonte ylli. Ata u gjunjëzuan dhe adhuruan Shpëtimtarin dhe i dhanë dhurata.

Krishtlindjet janë festë kombëtare në disa vende të botës përfshi edhe Shqipërinë. Koreja e Jugut është i vetmi vend aziatik që njeh Krishtlindjet si festë kombëtare. Ndërsa Koreja e Veriut konsiderohet si një vend i izoluar totalisht nga pjesa tjetër e botës. /V.Sh - Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH