Përgjatë rrugës "Romantische Strasse" në qytezën Fussen, në jug te Gjermanisë ndodhet kështjella "Neuschwanstein". Nëse mendoni se është si gjithë kështjellat e tjera e keni shumë gabim! Ajo është e famshme, dhe njihet në botë pasi ka inspiruar "Bukuroshen e fjetur" të Walt Disney.
Sot kjo kështjellë konsiderohet përrallore dhe janë frymëzuar shumë e shumë filma për fëmijë siç janë; "Borëbardha", "Hirushja", "Rapunzel" etj.
Kështjella e "Neuschwanstein" është një monument i rëndësishëm shtetëror, e realizuar nga mbreti Ludwig II, në vitet 1869-1886.
Projekti është përfunduar nga skenografi Christian Jank, i cili u inspirua nga rezidencat antike gjermane. /Gazeta Liberale