Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërndarë një foto nga takimi me konsullin e Nderit të Shqipërisë në Kalabri, Aldo Marino, teksa shprehet i lumtur për takimin me këtë promotor të marrëdhënieve të Shqipërisë me arbëreshët.
Meta shprehet optimist se forcimi i marrëdhënieve me botën arbëreshe do të arrijë pritshmëritë që kjo trashëgimi t’u qëndrojë edhe shekujve që vijnë.
“Kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo Shqipërinë? Kur një diplomat i lartë italian i bëri këtë pyetje Aldo Marinos, mori një përgjigje interesante: Është si të pyesësh një fëmijë se kë do më shumë mamanë apo gjyshen.
I lumtur ta takoja Aldo Marinon, promotorin e palodhur të marrëdhënieve tona me arbëreshët në të gjitha fushat.
I bindur se në pak vite forcimi i marrëdhënieve me botën arbëreshe, do të arrijë pritshmëritë tona, që kjo trashëgimi e përbashkët, t'u qëndrojë me krenari edhe shekujve që vijnë”, shkruan Meta në rrjetet sociale./Gazeta Liberale