Aktualitet

Kaosi në Kuvend/ Përjashtohen për 10 ditë Berisha dhe 5 deputetë të tjerë

Shkruar nga Liberale
Kaosi në Kuvend/ Përjashtohen për 10 ditë Berisha dhe 5

Sekretariati i Eikës ka përjashtuar me nga 10 ditë nga aktivitetet parlamentare 6 deputetë të Partisë Demokratike. Vendimi u mor pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila i konsideronte ata si përgjegjës për tensionet e shkaktuar në seancën e kaluar plenare më 4 Dhjetor.

Më konkretisht është përjashtuar me nga 10 ditë nga aktivitetet parlamentare kreu i PD-së Sali Berisha, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, si dhe deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti dhe Edi Paloka.

Në kërkesën e firmosur nga 7 deputetë të PS thuhet se Sali Berisha zaptoi foltoren, Bardhi ofendoi deputetin socialist Petro Koçin, Edi Paloka tentoi ta godiste atë, ndërsa Flamur Noka i ndihmuar nga dy deputetet Vokshi e Hoti ndezi flakadanëve, njërin prej të cilëve e hodhi në drejtim të kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH