Showbiz

"Kanë studiuar ‘ballkonin’ tim", Enca reagon për herë të parë pas arrestimit

Shkruar nga Liberale

Enca Haxhia ka qenë kryefjalë e mediave në vendin tonë pasi u arrestua javën e kaluar për kultivim kanabisi në shtëpinë e saj.

Policia e Tiranës finalizoi operacionin “Balcony”, duke gjetur 5 vazo me kanabis në banesën e saj në Lundër. Pas arrestimit, këngëtarja ka thënë në polici që është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të u arrestua dhe i dashuri i saj. Ditën e sotme ajo ka reaguar për herë të parë pas lirimit.

Ndërkohë, para disa ditësh Gjykata e Tiranës e ka liruar nga paraburgimi, duke i caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Këngëtarja ka falënderuar të gjithë për mbështetjet që i kanë dhënë në ditët e saj të vështira. Më pas ka postuar dhe një story me një zemër. Ajo nuk ka lënë pa komentuar edhe emrin e operacionit, ‘Balcony’ (Ballkoni)

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH