Një 19-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i resortit Kep Merli në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
19-vjeçari Anduel Hoxha dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i resortit luksoz në Ksamil, ku punonte kamarier.
Ai është dërguar më pas në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar dhe sipas informacioneve paraprake, pas ndihmës mjekësore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.