Alketa Vejsiu ka humbur valixhen me rrobat dhe sendet e çmuara që kishte marrë me vete në udhëtim.
“Kam 5 ditë që më ka humbur valixhja transit në Vjenë!”, tha Alketa. -“Pa rroba, vetëm me çante dore, në këtë udhëtim, do shikoni megjithatë një njeri të gëzuar”, u shpreh ajo.
Një kompani austriake e kishte zgjedhur atë si Ambasadore Udhëtimesh, por jo çdo gjë i shkoi sipas parashikimeve Alketës.
Alketa Vejsiu pyeti ndjekësit e saj nëse kanë pasur përvoja të ngjashme, për të pritur ose jo më gjatë kthimin e valixhes, por duket se u bë dhe më konfuze prej tyre.
Nga përvojat e tyre, disa i thanë se do të marrë edhe shpërblim veç valixhes, disa të tjerë i thanë se valixhja vjen për një muaj, por kishte nga ata që i sugjeruan të mos priste më gjatë dhe të blinte rroba të reja, sepse nuk ka për t’i ardhur më kurrë valixhja.
Megjithatë Alketa ndodhet aktualisht në Utreht të Holandës, me shpresë se do t’i mbërrijë valixhja.
Pavarësisht mërzitjes dhe peripecive të këtij udhëtimi ajo tha se po përpiqet ta largojë këtë moment, me sportivitet. /Liberale.al/