Komisioni i Pavaruru i Kulaifikimit ka konfirmuar në detyrë Sandër Simonin, kryetarin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Simoni doli më 14 janar para trupës gjykuese, ndërsa vendimi është dhënë sot.
Sandër Simoni ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2000 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Në dhjetor 2003, Simoni u emërua gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe në vitin 2004 u promovua si kryetar i kësaj gjykate.
Paralelisht me punën si gjyqtar, Simoni është angazhuar në mësimdhënie si në Shkollën e Magjistraturës ashtu edhe në Fakultetin e Drejtësisë. Në fund të vitit 2019, Simoni u caktua përkohësisht kryetar i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar deri në një vendim përfundimtar të institucioneve të vetingut./Gazeta Liberale