Aktualitet

Ka në dorë dosjen e Laert Haxhiut, prokurori Kreshnik Ajazi paraqitet në SPAK

Shkruar nga Liberale
Ka në dorë dosjen e Laert Haxhiut, prokurori Kreshnik Ajazi paraqitet

Drejtori i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e SPAK. Ajazi është parë duke u futur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku do të zhvillojë një takim me prokurorët e kësaj strukture.

Burime për mediet bëjnë të ditur se ky takim po zhvillohet në kuadër të çështjes së grupit të Laert Haxhiut, pasi Ajazi është pikërisht prokurori që po merret me dosjen e tij.

I arresturi Artan Tafani, tashmë i penduari i drejtësisë ka zbardhur disa ngjarje kriminale, ku mes tyre 6 atentate të bujshme.  Në  dëshmitë e tij Tafani zbuloi se të gjitha vrasjet ishin organizuar dhe porositur nga Laert Haxhiu.

Theksojmë se Laert Haxhiu ndodhet në burg në Janinë, teksa autoritetet shqiptare e konisderojnë si një nga më të rrezikshëm në Shqipëri dhe Evropë. Pak ditë më parë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku tha se janë në komunikim me autoritetet greke për ekstradimin e Haxhiut në Shqipëri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH