Globi

Johnson: Në 2022, hetim i pavarur publik për menaxhimin e pandemisë

Shkruar nga Liberale
Johnson: Në 2022, hetim i pavarur publik për menaxhimin e

Një hetim i pavarur publik për trajtimin e pandemisë së koronavirusit do të nisë në pranverën e vitit 2022 në Britaninë e Madhe. Lajmin e ka dhënë kryeministri Boris Johnson, gjatë një fjalimi në Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Ai tha se qeveria do të nisë një konsultë mbi termat e saj të referencës. “Ne duhet të nxjerrim mësime”, tha Johnson, duke shtuar se administratat e Mbretërisë së Bashkuar do të konsultoheshin për hetimin.

Lideri laburist Sir Keir Starmer i kërkoi qeverisë që të konsultohet me familjet e prekura në momentin më të hershëm.

Një ditë më parë kryeministri britanik njoftoi disa nga masat lehtësuese të pandemisë së koronavirusit, ndërkohë që Britania e Madhe është vendi me më shumë të vaksinuar në Evropë, ndërsa numri i rasteve dhe vdekjeve është ulur ndjeshëm.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH