Globi

"Jemi afër kulmit"/ Spanja si Italia, me qindra të vdekur në ditë

Shkruar nga Liberale
"Jemi afër kulmit"/ Spanja si Italia, me qindra të vdekur

Spanja ka njoftuar 655 vdekje nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara. Shifrat e fundit, të njoftuara nga ministria e Shëndetësisë, e çojnë numrin e vdekjeve të Spanjës në më shumë se 4,000 vetë, ndërkohë që të dhënat duken mbeshtetese për pretendimet e qeverisë që rritja e përditshme e vdekjeve mund të jetë stabilizuar.

Të mërkurën Fernando Simon, kreu i qendrës shëndetësore të Spanjës, tha: “Nëse nuk jemi tashmë në kulmin e epidemisë, jemi shumë afër”.

Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit rritet në 56,188 të enjten nga 47,610 të mërkurën. Numri i vdekjeve të raportuara nga virusi u rrit në 4.089 nga 3,434 të mërkurën, sipas ministrisë spanjolle. Të mërkurën në Spanjë u raportuan 738 viktima, numri më i lartë i të vdekurve në këtë vend në një ditë.

Spanja është vendi i dytë më i goditur në Europë për numrin e infektuarëve me koronmavirus, e po ashtu është vendi i dytë në botë për vdekshmërinë e lartë nga kjo sëmundje, pas Italisë. Kina, vendi nga ku nisi pandemia, ka kaluar në vendin e tretë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH