Avokatët e Jamarbër Malltezit kanë dorëzuar në Apelin e GJKKO shtesën e ankimimit për revokimin e masës së sigurisë ndaj tij. Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ndodhet në burg, i akuzuar për aferën e privatizimit të kompleksit "Partizani".
Ndërkohë deri më tani nuk është paraqitur asnjë nga avokatët e Berishës. GJKKO në seancën e datës 8 nëntor rrëzoi kërkesën e Malltezit për shuarjen e masës së sigurisë.
Jamabër Malltezi ndodjhet pas hekurave pasi akuzohet për aferën e privatizimit të Partizanit. Ai akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendor” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.