
Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur Shqipërinë, duke shembur ndërtesa dhe duke lënë njerëz të bllokuar nën rrënoja, shkruan BBC.
"Të paktën 13 njerëz kanë vdekur. Një burrë ndërroi jetë pasi u hodh nga një dritare në panik, tha një zëdhënëse e ministrisë së mbrojtjes.
Tërmeti u godit 34 km (21 milje) në veri-perëndim të kryeqytetit, Tiranë, në orët e para të së martës", shkruan BBC.
Kryeministri shqiptar Edi Rama shkroi në Twitter: "Ne po punojmë që të bëjmë gjithçka që është e mundur në zonat e prekura".
Më shumë se 600 njerëz janë trajtuar në spital, njoftojnë mediat shtetërore shqiptare, përfshirë më shumë se 300 në Tiranë dhe në qytetin bregdetar të Durrësit. Ndërsa shkollat do të mbyllen gjatë gjithë ditës. /Gazeta Liberale