Një numër raketash nga Siria që synonin Izraelin u identifikuan pak më parë. Ato u lëshuan pas bombardimeve të Hamas-it.
Një pjesë e tyre kaluan në territorin izraelit dhe me sa duket ranë në zona të hapura” thuhet në një postim të ushtrisë izraelite në rrjetin X
Sipas mediave, nga Siria janë lëshuar 5 raketa dhe ushtria izraelite po sulmon pozicionet nga kanë nisur hedhjet e raketave në Siri.
Nga Shtëpia e Bardhë presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi se po vihet në lojë siguria e botës dhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrën për tu kundërpërgjigjur.
Biden mbajti një deklaratë lidhur me konfliktin në Izrael ndërsa krah tij ishin dhe zv/presidetja Kamala Harris dhe Sekretari Amerikan I Shtetit Antony Blinken.
'Ajo çfarë po bën Hamasi është terrorizëm dhe ne duhet të jemi të qartë. Jemi krah Izraelit dhe do të sigurohemi që ka të gjithë asistencën ushtarake të nevojshme’ tha presidenti Biden.
Biden konfirmon se ka amerikanë të mbajtur peng nga Hamasi, të cilët kanë “një qëllim të vetëm, atë të vrasjes së popullit hebre. Janë vetë e keqja. Hamasi nuk mbron të drejtën e vetëvendosjes, ai përhap terror, ata do të duhet të paguajnë çmimin. Siguria e botës sonë është në rrezik”.
“Është momenti të bashkohemi. Nuk ka vend për urrejtje në Amerikë. Ne refuzojmë terrorizmin.”
Presidenti amerikan më pas hodhi një paralele midis dhunës së Hamasit dhe ISIS, duke cituar fjalët e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu: “Izraeli ka përjetuar një nga ato momente ku e keqja tregon fytyrën, trauma nuk do të zhduket”.