Globi

Italia u jep 550 euro bonos çdo qytetari me të ardhura të pakta, edhe pse ra qeveria

Shkruar nga Liberale
Italia u jep 550 euro bonos çdo qytetari me të ardhura të

Bonusi prej 550 euro, është ndihma e re për qytetarët italianë, falë paketës së Ndihmës së konvertuar në ligj përpara rënies së qeverisë Draghi.

Mbështetja synohet për një kategori të caktuar punëtorësh dhe individësh që nuk kanë pasur punë të përhershme ose kanë punuar me kohë të pjesshme në vitin 2021. Dhe për rrjedhojë si pasojë e krizës së çmimeve nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar jetesën.

Ata që përfituan shumën duhej që  të kenë mbetur pa punë, ose të kenë pasur një punë të pjesshme për më tepër se një muaj, gjatë vitit të fundit.

Aplikimet e qytetarëve janë shqyrtuar nga konsulentët tatimorë.

Bonusi prej 550 euro për punëtorët me kohë të pjesshme, ose ata pa punë, nuk ka lidhje me bonusin prej 200 eurove të tjera që u dha nga qeveria italiane për mbi 31 milion italianë, me qëllim që ata të përballonin krizën pas rritjes së çmimeve.

Qeveria mund të ketë rënë në Itali, po jo shteti ligjor. Kështu, shtresat në nevojë në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, do të përfitojnë falë politikave bujare që ndjekin shtete si Italia. Shpërndarja e të ardhurave rrit konsumin, fuqinë blerëse, frenon rënien ekonomike dhe më kryesorja, lufton varfërinë.

Do të ishte mirë që edhe vende të vogla dhe të prapambetura në ekonomi të mos harxhonin kohë për të “bërë shpikje”, por të ndiqnin modele dhe politika të ngjashme ekonomike me vendet e zhvilluara pranë tyre, para se të tilla vende të mos vuajnë nga braktisja masive e qytetarëve të tyre. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH