Kryesore

Ishte planifikuar më 15 qershor, BE shtyn hapjen e kufijve

               Publikuar në : 16:32 - 05/06/20 liberale

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një vendim të ri në lidhje me hapjen e kufijve jashtë zonës së unionit. Pavarësisht se ishte vendosur që kufijtë të hapeshin më 15 qershor dhe të nisnin fluturimet, tashmë ky vendim është ndryshuar, duke u shtyrë edhe me dy javë, deri në 30 qershor.

Ky ishte konkluzioni i takimit me videokonferencë të ministrave tê brendshëm tê Bashkimit Europian, i artikuluar në konferencën e shtypit përmbyllëse të takimit nga presidenca kroate.

“Një zgjatje e afatit të kufizimeve për udhëtimet në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian është propozuar deri në fund të qershorit. Kjo bëhet për të mundësuar një hapje graduale të kufijve të jashtëm. Ne kemi rënë dakord që hapja e kufijve duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar, jo diskriminuese dhe proporcionale mbi bazën e disa kritereve. Kriteret do të përcaktohen nga qëndra europiane e parandalimin dhe kontrollin e sëmnudjeve (ECDC) “, tha Terezija Gras, sekretare e shtetit kroat.

Lidhur me kufijtë e brendshëm tê zonës Shengen, shumica e shteteve janë shprehur në favor të hapjes së tyre në 15 qershor, ndërsa disa shtete të tjera do t’i hapin në fund të qershorit./Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back