Ish-anëtari Këshillit të Lartë të Drejtësisë sot gjyqtar Apeli, Astrit Haxhialushi është dorëhequr nga detyra.
Sipas Report Tv, ai e ka paraqitur dorëheqjen në Presidencë, në KLGJ si dhe pranë KPK-së.
Sipas kërkesës së depozituar në Këshillin e Lartë Gjyqësor motivacioni është largim nga sistemi drejt për arsye shëndetësore.
Haxhialushi ishte në pritje të nënshtrimit të Vettingut./Gazeta Liberale