Ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë “Love Story”, e cila shkoi në emision për të gjetur dashurinë e jetës, por nuk e gjeti, megjithatë, pasi u bë e famshme, kërkon më tej të bëhet deputete dhe për këtë ajo beson se i duhet ndihma e kryeministrit Edi Rama.
Marinela Hysa po bëhet ylli më i ri i rrjeteve sociale, me pretendimet e saj.
Personazhet publike ajo i akuzon për imoralitet dhe beson se për këtë shkak nuk mund të bëj dot karrierë.
Së fundmi Marinela ka treguar se ëndrra e saj është të bëhet deputete dhe për ta realizuar këtë i kërkon ndihmë kryeministrit Edi Rama.
Ajo pretendon se i plotëson kriteret morale dhe profesionale, për të bërë karrierë në politikë.
Marinela kërkon që të ketë një bashkëbisedim me kreun e qeverisë, Edi Rama, për t'i treguar të gjitha problemet që ka hasur në 10 vitet e fundit.
“Unë i bëj thirrje Edi Ramës të bëjë një bashkëbisedim me mua, unë dua të flas me Edi Ramën dhe t’i tregoj shqetësimet e popullit. Unë kam shqetësime sesi do të bëhem dikushi sepse të gjithë të rinjtë kanë frikë për jetën e tyre. Unë dua t’i tregoj të gjitha problemet që kam hasur këto 10 vite.
“Ëndrra ime që e vogël ka qenë se dua të bëhem deputete, por unë nuk e arrita dot këtë sepse punova për t’i bërë shtëpi familjes dhe u detyrova të fitoja lekë dhe e lashë shkollën mbrapa. Po vazhdoj një master shkencor që të bëhem dikushi dhe pa bërë shkollën ekzakte unë nuk mund të kërkoj një vend pune” tha Marinela Hysa.
Shumë nga ndjekësit e saj mendojnë se ajo e meriton të bëhet deputete, megjithëse Marinela nuk e ka bërë ende të qarta bindjet politike, ndaj edhe nëse fjalët e saj shkojnë në veshët e kryeministrit, Rama vështirë se mund ta pranojë ofertën e Ish-konkurrentes së “Love Story”.