Aktualitet

Ish-deputetja e PD: Në Shijak vazhdon tërmeti i qeverisë

Shkruar nga Liberale
Ish-deputetja e PD: Në Shijak vazhdon tërmeti i qeverisë

Ish deputetja e PD, Dhurata Çupi thotë se në Shijak vazhdon tërmeti i qeverisë, pas atij të 26 nëntorit.

Ajo shkrun në një postim në rrjetet sociale, se aty do të shemben 20 pallate  e 400 shtëpi, por banorët e këtyre banesave nuk janë informuar se çfarë do të ndodhë me fatin e tyre.

Reagimi i plotë

Ne Shijak, ku termeti nuk eshte ndjere vetem si fatekeqesi natyrore, pasi ketu vazhdon edhe termeti qeverises. 20 pallate te demtuara dhe qe do te shemben me nga 20 familje per pallat. 400 shtepi per tu shembur. Asnji informacion cfare do te behet me keto familje. Qeveria qe dergon faturat e energjise elektrike, ujit, taksat vendore, dhe sigurimet shoqerore prane bizneseve si ne situate normale.

Ndarjet e ndihmave preferenciale sipas perkatesise politike. Kjo eshte situata ne Shijak dhe ne cdo qytet qe i preku termeti. Besimin zero te qeveria, dhe pa shprese per zgjidhje.

Propozimet e Partise Demokratike per lehtesirat fiskale te biznesit ne kete periudhe dhe 5 pikat konkrete eshte shpresa e afert e qytetareve te Shijakut./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH