Aktualitet

Ish deputeti-Bashës: Je 10 vite me vonesë, duhej ta kishe kafshuar ‘ujkun’ (Berishën) në 2013-ën! Ja si i përgjigjet ish-kryedemokrati:

Shkruar nga Liberale
Ish deputeti-Bashës: Je 10 vite me vonesë, duhej ta kishe kafshuar

Të martën mblidhet Kryesia e PD-së dhe vendos mbi të ardhmen e saj. Gjatë takimit me demokratët në Kamëz, ish deputeti Korab Lita, i pranishëm në takimin e tij, i tha Lulzim Bashës se aktin e ndërmarrë tani duhet ta kishte ndërmarrë që në vitin 2013 dhe se me Berishën duhet të ishte përballur që kur mori fillimisht drejtimin e PD-së para 10 vitesh.

“Je 10 vite me vonesë. Ti duhet ta kishe kafshuar “ujkun” që në 2013-ën. Kjo është e vetmja fjalë që nuk ke mbajtur. Por meqë ke zgjedhur t’i vërsulesh “ujkut”, neve na ke mbrapa"- tha Lita, duke mbështetur rikthimin e Bashës.

“Nuk ma kishte marrë mendja”, tha Basha duke nënkuptuar se Berisha bashkëpunonte me Ramën dhe me Metën, dhe se kur u shpall “non grata” nga SHBA tregoi se partia dhe politika i shërben për interesin e tij personal.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH