Aktualitet

Investitorët hungarezë: Klik Ekspo Group po forcon brandin në botë

Shkruar nga Liberale
Investitorët hungarezë: Klik Ekspo Group po forcon brandin në

Hungaria është një nga shtetet që ka qenë prezent çdo vit në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës. Këtë vit përfaqësohet me 7 kompani që  operojnë në sektorë të ndryshëm si hoteleri-turizëm, teknologjia informacionit, sektori bankar, bujqësia etj. Duke e parë Klik Ekspo Group si një mundësi të artë për të depërtuar në tregje të reja, falë njohjeve dhe prezantimit të produkteve dhe shërbimeve në këtë event të rëndësishëm ndërkombëtar, investitorët hungarezë janë kthyer tash në “mysafirët” më besnikë të këtij panairi.

Të pyetur nga mediat ata janë shprehur se Klik Ekspo Group  përmes Panairit Ndërkombëtar të Tiranës po i ndihmon shumë kompanitë hungareze  të forcuar brandin  e tyre dhe bashkëpunimin në Shqipëri. Andre Koloranja përfaqësues i kompanisë WebGarden u shpreh se kanë ardhur në këtë panair sepse duan të promovojmë diçka shumë inovative sa i përket sektorit të turizmit në Shqipëri.

''Ne kemi ardhur me produktin tonë SkyDream.Cam për fushën e turizmit dhe hotelet sepse Shqipëria është një destinacion shumë i bukur turistik. Mendojmë që është diçka me vlerë për të promovuar produktin tonë këtu. Besojmë që mund të krijojmë lidhje interesante këtu.

Ne kemi zyrën tonë në Mal të Zi që është shumë afër Shqipërisë. Ne duam gjithashtu që të vijmë si kompani edhe në Shqipëri. Ne kemi nisur të bëjmë biznes me Shqipërinë qysh 10 vite më parë. Dhe kemi një eksperiencë shumë të mirë me njerëzit në Shqipëri”, - tha z.Koloranja ndërsa shtoi se Klik Ekspo Group është një mundësi shumë e mirë për ta prezantuar produktin tonë, dhe gjithashtu edhe për kompanitë e tjera hungareze në stendat e tjera të panairit, duke besuar se ky panairi veç të tjerash do t'iu  shërbejë edhe për shkëmbim eksperiencë dhe njohurish.

I pranishëm në edicionin e 26-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës është edhe kreu i Dhomës së Eksporteve në Sole Mizo, Hungari, i cili tha se ky panair po ndihmon shumë kompanitë hungareze për të gjetur klientë të mundshëm, të forcojmë brandin dhe bashkëpunimin në Shqipëri.

“Ne jemi grupimi më i madh i eksportuesve ushqimorë në Hungari dhe jemi pjesë e Bonafan Group. Ne jemi shumë të integruar dhe përfaqësojmë ushqimet nga toka në tavolinë, kryesisht prodhimet bujqësore. Ne me produktet tona jemi prej shumë, shumë vitesh në Shqipëri. Ne eksportojmë në Shqipëri më shumë se 100 ton qumësht në muaj, por dëshirojmë të zgjerojmë portofolin e eksporteve këtu në Shqipëri", u shpreh  kreu i Dhomës së Eksporteve në Sole Mizo, Hungari.

Mbi 350 kompani marrin pjesë këtë vit në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës ku Hungaria renditet ndër vendet që dominojnë me pjesëmarrjen e bizneseve. Panairi Ndërkombëtar i Tiranës i Klik Ekspo Group, tashmë është shndërruar në simbolin identifikues të biznesit shqiptar në botë, por njëkohësisht dhe një urë lidhëse mes bizneseve shqiptare dhe atyre të huaja. Panairi Ndërkombëtar i Klik Ekspo Group, do të qëndrojë i hapur deri më datë 26 Nëntor 2019. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH