Aktualitet

Inflacioni/ Sa kushton tani rritja e një fëmije

Shkruar nga Liberale
Inflacioni/ Sa kushton tani rritja e një fëmije

Rritja e inflacionit ka bërë pothuajse gjithçka më të shtrenjtë, duke rritur ndjeshëm edhe koston e rritjes së fëmijëve.

Sipas një vlerësimi të fundit nga Instituti Brookings, tani kushton 310,605 dollarë për një çift të martuar me të ardhura mesatare me dy fëmijë për të rritur fëmijën e tyre më të vogël nga lindja deri në shkollën e mesme.

Vlerësimi bazohet në një raport të vitit 2017 nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë. Në atë kohë, agjencia vlerësoi se, sa i kushtonte një çifti të martuar me të ardhura mesatare 233,610 dollarë i kushtonte për të rritur një fëmijë deri në moshën 17 vjeç.

Këtu përfshiheshin shpenzimet për ushqim, strehim dhe nevoja të tjera për një fëmijë të lindur në vitin 2015. Brookings zbuloi se inflacioni i ka rritur në mënyrë dramatike këto kosto.

Strehimi është shpenzimi më i madh për familjet dhe përbën pothuajse një të tretën e kostove totale të rritjes së fëmijëve. Sipas USDA, shpenzimi i dytë më i madh për rritjen e një fëmijë është ushqimi.

Byroja e Statistikave të Punës zbuloi se, gjatë vitit të kaluar, çmimet e ushqimeve u rriten me 13.1%, rritja më e madhe vjetore që nga viti 1979.

Pothuajse çdo produkt ushqimor është më i shtrenjtë për shkak të inflacionit. Çmimi i vezëve u rrit me 38%, i pulave me në 17.6% dhe qumështi u rrit me 15.6%.

Numri bazohet ende në shpenzimet për një fëmijë të lindur në 2015, kështu që Brookings duhej të vlerësonte normën e inflacionit në moshën aktuale të fëmijës, pra 7 vjeç. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH