Aktualitet

Ilir Meta: Të krenohesh me Shën Terezën, së pari duhet të jetësosh veprën e saj!

Shkruar nga Liberale
Ilir Meta: Të krenohesh me Shën Terezën, së pari duhet

Presidenti i vendit Ilir Meta, ditën e sotme nëpërmjet platformës Facebook ka dhënë një mesazh për Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës duke e quajtur atë vetë "Krenaria jonë kombëtare" dhe duke u kujtuar shqiptarëve shembullin e jashtëzakonshëm që mbart figura e saj dhe reflektimin për ndërtimin e një Shqipërie më të dhembshur dhe njerëzore.

Postimi i plotë:

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, krenarisë tonë kombëtare, shembulli i saj i jashtëzakonshëm i dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit vjen si mesazh frymëzues dhe reflektimi për më pak fjalë dhe më shumë vepra për ndërtimin e një Shqipërie më të dhembshur dhe njerëzore, ku çdo qytetar në nevojë gjen ndihmë, përkrahje, zgjidhje të halleve, përfshirje sociale, shanse dhe mundësi të barabarta.

Të krenohesh me Shën Terezën, së pari duhet të jetësosh veprën e saj!

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH