Showbiz

Ikona e kinematografisë franceze refuzon vaksinën e Covid-19

Shkruar nga Liberale
Ikona e kinematografisë franceze refuzon vaksinën e Covid-19

Brigitte Bardot, nuk ka ndërmend të vaksinojë veten kundër Covid-19. Aktorja e konfirmoi një gjë të tillë për revistën franceze “Gala” duke shpjeguar se është “alergjike ndaj të gjitha kimikateve”.

Duke rrëfyer udhëtimet e saj jashtë vendit në të kaluarën, 87-vjecarja shtoi: “Edhe kur udhëtova në Afrikë, nuk pranova të bëja vaksinën kundër etheve të verdha. Mjekët e mi në atë kohë kishin hartuar një certifikatë false. U largova dhe u ktheva në formë të mirë”.

Megjithëse grupmosha e saj është ndër më të rrezikuarat për t’u prekur nga virusi dhe numri i infeksioneve në Francë, ku ajo jeton, është në rritje, Bardot mbetet e vendosur në bindjet e saj dhe refuzon kategorikisht çdo vaksinë.

Aktorja tha se është mirë që është në të 80-at, pavarësisht nga artroza në ijet e saj, e cila e detyron të ecë me paterica, por “nëse dëgjoj një rumba, një cha-cha-cha, një këngë nga Gipsy Kings, ose nota të flamengo-s, dua të lëviz”.

“Vdekja, ashtu si pleqëria, do të vijë herët a vonë”, tha mes të tjerash, aktorja ikonë e kinematografisë botërore./tgcom

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH