Aktualitet

Identifikimi elektronik/ Rama: Nuk realizohet në zgjedhjet e ardhshme

Shkruar nga Liberale
Identifikimi elektronik/ Rama: Nuk realizohet në zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri Edi Rama thotë se mazhoranca ka pranuar identifikimin elektronik të votuesve, por sipas tij, objektivisht dhe teknikisht kjo është e pamundur për zgjedhjet e ardhshme.

Rama tha se të gjitha procedurat për këtë sistem, vazhdojnë deri në janar, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në maj, ndërsa shtoi se këtë proces duhet ta kryejnë KQZ-ja e re dhe se PD-ja duhet të caktojë nënkryetarin e këtij Komisioni të vëzhgojë këtë proces.

"Ne hyjmë në vitin e ri zgjedhor kur duhet të nënshkruajmë kontratën. Jemi në pamundësi objektive. Ne na duket e pamundur objektivisht dhe teknikisht, por jo të nxjerrim arsye këtë. I kemi thënë se ne jemi gati për këtë, por KQZ dhe Partia Demokratike duhet ta marrin përsipër këtë punë.

Nga pikëpamja e të gjithë përgatitjes së procesit, tenderimit është KQZ që duhet ta bëjë. Ndërsa PD, të zgjedh një person vetë si nënkryetar që të merret posaçërisht me këtë. U bë teknologjia, malet tona më të larta, ne shkojmë me teknologjinë. Nuk u bë teknologjia, nuk duhet të dëgjojmë më gërr verr se ne e sabotuam", tha Rama në "Opinion"./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH