
Pas vendimit të drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu për të shkarkuar shefin e Komisariatit Nr.1 në Tiranë, si pasojë e dyndjes së madhe të qytetarëve te Liqeni Artificial, kjo zonë ditën e sotme i është rikthyer sërish shtetrrethimit.
Sipas, Abc News, në të gjitha pikat hyrëse të Liqenit Artificial janë vendosur punonjës policie të cilët bëjnë kontrollin e qytetarëve për pajisje me autorizimin përkatës, dhe në rast të kundërt ata ndëshkohen me masë administrative, gjobë.
Dyndja e madhe e qytetarëve në rrugët e kryeqytetit ka qenë mjaft e theksuar gjatë ditëve të fundit, veçanërisht pas tendencës në ulje të shifrave në tre ditët e para të javës, të cilët pësuan një kapërcim të dukshëm të enjten dhe të premten.