Aktualitet

I shpallur në kërkim për dhunë në familje, kapet i riu në Berat

Shkruar nga Liberale
I shpallur në kërkim për dhunë në familje, kapet i riu

Një 21-vjeçar, është arrestuar këtë të premte në Berat, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Blutë bëjnë me dije se në prang aka rënë Edison Mata. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat me 4-muaj burg në 26.09.2023, pasi dhunonte sistematikisht prindërit.

I riu u pikas nga policia në banesën e një të afërmi të tij, ku edhe u arrestua nga punonjësit e policisë, që e transportuan në IEPV Fier.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH