Aktualitet

I riu në Kamzë bie nga lartësia, ndërron jetë në spital

Shkruar nga Liberale
I riu në Kamzë bie nga lartësia, ndërron jetë në

Një 21-vjecar me banim në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru/ Kamzë ka rënë nga lartësia e për pasojë ka humbur jetën.

Ndonëse i është dhënë ndihma e parë duke u dërguar në spital, i riu nuk ka mundur të mbijetojë.

"Më datë 04.05.2020, rreth orës 23:50, në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru/ Kamëz, ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi E. K., 21 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rendë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të shkakut të kësaj ngjarjeje.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin", njofton policia. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH