Një fëmijë i mitur është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në fshatin Kodër Lumë të Kukësit.
Mësohet se 6-vjeçari është plagosur me çifte nga fqinji i tij 75-vjeçar me iniciale H.D.
Policia thotë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht, ndërkohë që i mituri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e policisë e kanë shoqëruar 75-vjeçarin për kryerjen e veprimeve procedurale.
Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.