Aktualitet

I dha shitësit të karburantit euro false, arrestohet 41-vjeçari

Shkruar nga Liberale
I dha shitësit të karburantit euro false, arrestohet 41-vjeçari

Një 41 vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Vlorës.

Shtetasi me inicialet E.P., ka mbushur makinën e tij me karburant, kundrejt pagesës me euro false. Ai është arrestuar dhe akuzohet për falsifikim monedhash.

Policia njofton se dje, më datë 05.10.2019, në një karburant përgjatë autostradës Levan-Vlorë drejtuesi i një automjeti ka mbushur me karburant Audin e tij, duke i dhënë punonjësit të karburantit kartëmonedhën me prerje 100 euro.

Pas hetimeve të kryera nga ana e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare pranë Policisë së Vlorës, ka rezultuar se kjo kartëmonedhë dyshohet të jetë e falsifikuar.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia ka bërë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të 41 vjeçarit E.P., banues në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Falsifikimi i monedhave””, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH