Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Fier, pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Në pranga ka rënë K.Ll.,banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit në mjet, poshtë sediles iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar kokainë e ndarë në doza të vogla.
Njoftimi i policisë
Goditet një rast i drogave të forta në qytet.
Kapet dhe arrestohet në flagrancë 30-vjeçari me kokainë në automjet të cilin e drejtonte në gjendje të dehur.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, krahas punës për kontrollin e zbatimit të masave kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, kanë vijuar punën për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Në vijim të kontrolleve të shtuara nëpër rrugët e qytetit me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit apo shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për hetimin e narkotikëve kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
K.Ll., 30 vjeç, banues në Vlorë.
Në lagjen “16 Prilli” Fier, ky shtetas është kapur duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, dhe gjatë kontrollit në mjet, poshtë sediles ju gjet dhe ju sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë e ndarë në doza të vogla.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”.