Aktualitet

Hidhet nga “Shefqet Ndroqi” sërish një pacient me Covid-19

Shkruar nga Liberale
Hidhet nga “Shefqet Ndroqi” sërish një pacient me Covid-19

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës së kaluar në Tiranë, duke tronditur sërish vendin.

Një 60-vjecar me koronavirus është hedhur nga lartësia e një spitali dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Mësohet se pacienti është hedhur nga spitali Covid-2 Shefqet Ndorqi, duke u bërë kështu pacienti i pestë me koronavirus që i jep fund jetës duke u vetëhedhur nga spitali.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH