Aktualitet

Hajdari kritika Ramës: Ke frikë nga Bushati dhe Majko

Shkruar nga Liberale
Hajdari kritika Ramës: Ke frikë nga Bushati dhe Majko

Rudina Hajdari, kryetarja e Grupit Parlamentar të Demokratëve në Parlament ka kritikuar kryeministrin Rama, duke i kërkuar atij që të “hapë krahun” nëse nuk pranon ndryshimin e sistemit.

Hajdari ka thënë se Rama ka frikë nga ndryshimi i sistemit zgjedhor për shkak se Ditmir Bushati apo Pandeli Majko mund të marrin më shumë vota se kryeministri në zgjedhje.

Pikërisht ai që e mbante vendin peng, që u kanabizua vendi dhe nuk pati asnjë përgjegjës. Duhet të thoshte sot se Shqipëria e humbi anijen e BE që në 2013, kur mund të behej pjesë; duhet të thoshte se ai është i paaftë dhe partia e tij nuk mbjell dot shpresë; duhet të thoshte që do hap krahun dhe do ndryshoj sistemin e të mos ketë frikë nga sistemin, pse ke frikë zoti Rama, pse ke frikë nga listat e hapura, ke frikë se mos Ditmir Bushati do të votohej me shumë se ti, se Xhafaj do votohej më shumë, se Majko do merrte me shumë vota se ti sot? Se jeni ju që e ke i ndryshuar kabinetin, që e diktoni këtë qeveri pa asnjë socialist të vërtetë”, ka thënë Hajdari./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH