Aktualitet

Hajdari, kërkesë Ruçit: Merrni masa para se ketë ndonjë viktimë

Shkruar nga Liberale
Hajdari, kërkesë Ruçit: Merrni masa para se ketë

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, deputetja e PD, Rudina Hajdari ka kërkuar që të merren masa për sigurinë e deputetëve brenda sallës së Kuvendit.

Ajo ka thënë se është e papranueshme që të kërcënohen deputetët nga kolegët e tyre.

“Nuk mundet që një femër të kërcënohet brenda Kuvendit. Ju kam dërguar një kërkesë që të merren masa sigurie, ashtu siç ka jashtë Kuvendit, të ketë edhe brenda sallës. Më kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar në zyrë. Merrni masa para se të ketë ndonjë viktimë”, ka thënë Hajdari./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH