Deputetja demokrate, Rudina Hajdari i ka shprehur ambasadores amerikane në vendin ton, Yuri Kim shqetësimin se ndryshimet në Kodin Penal janë të panevojshme dhe cënojnë Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
“Kënaqësi të bashkëbisedoja nëpërmjet video-konferencës me Ambasadoren amerikane Znj. Yuri Kim, mbi situatën e tanishme në Shqipëri.
E informova për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen shumë familje shqiptare, realitet të cilin e kam prekur këto ditë teksa jam munduar të ndihmoj sado pak këto familje në nevojë.
Gjithashtu shpreha shqetësimet e mia për gjendjen emergjente nga COVID-19, mbi ndryshimet e Kodit Penal, të cilat janë të panevojshme e sidomos përmenda faktin se këto ndryshime cënojnë Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Gjeta rastin të falenderoja ambasadoren për kontributin e SHBA-së, me pajisje personale të mbrojtjes nga programi për Asistencë Humanitare i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e punonjësve të shëndetit në vijën e parë të luftës kundër COVID-19”, shkruan Hajdari. /Gazeta Liberale