Aktualitet

Habit deputeti: Vidhni sa të doni, por ju lutem të bëjmë një ligj...

Shkruar nga Liberale
Habit deputeti: Vidhni sa të doni, por ju lutem të bëjmë

Ka folur sërish në Kuvend, deputeti i opozitës, Halit Valteri, i cili iu bëri thirrje të gjithë deputetëve të bashkohen dhe të ndryshojnë Kodin Penal.

Sipas tij duhet të përfshihet në të dënimi me burgim të përjetshëm për të gjithë ata persona që akuzohen për ngacmim seksual.

“Njëherë të vetme duhet të jemi të gjithë bashkë për fëmijët tanë. Të heqim një copë kockë nga këto koncesionet që janë për ta. Vidhni sa të doni, por ju lutem hajdeni të bëjmë një ligj. Këta njerëz që thashë se duhet të varen, meqë kjo nuk bëhet, hajde t’i dënojmë përjetë, para se të na bëhet gjëma. Hajde të ndryshojmë Kodin Penal, të sigurojmë shkollat. E marr unë përsipër që 39 deputetët e opozitës ta votojnë 100% këtë ligj”, tha Valteri. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH