Globi

Gruaja vret burrin me thikë pas sherrit, djali i tyre 15-vjeçar thërret policinë

Shkruar nga Liberale
Gruaja vret burrin me thikë pas sherrit, djali  i tyre 15-vjeçar

Gruaja vret burrin me thikë në sy të djalit 15-vjeçar.

 E pyetur nga prokurori, Raffaella Ragnoli pranoi se pas një sherri kishte vrarë bashkëshortin e saj Romano Fagoni. 57-vjeçarja u ka treguar hetuesve për sherre të shumta, edhe pse nuk u raportua për keqtrajtim ndaj saj.

Ishte ora e darkës kur Romano Fagoni dhe Raffaella Ragnoli filluan të debatonin. Ai, i lindur në vitin 1963, punonte si punëtor por prej disa kohësh ishte pa punë për shkak të problemeve shëndetësore. Ajo, tre vjet më e vogël, ishte shtëpiake. Me ta në shtëpi (Brescia), pasi vajza e tyre 20-vjeçare jetonte vetëm, ndodhej nëna e moshuar e Fagonit dhe djali i tyre më i vogël 15-vjeçar. Ka qenë vetë djali që ka telefonuar policinë mbrëmjen e së shtunës, më 28 janar, duke thënë se nëna i kishte vrarë të atin.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH