Charlize Theron konsiderohet si një nga femrat më të bukura të Hollywood-it dhe njihet si një bionde e betuar. Aktorja rrallë herë e ndryshonte ngjyrën e flokëve edhe për qëllime rolesh. Por së fundmi ajo ka vendosur të bëjë një ndryshim drastik.
Aktorja hollivudiane u shfaq mbrëmë në një event në Los Angeles kushtuar bamirësisë së saj.
Ajo kishte zgjedhur një model flokësh paksa ekstrem por në të njëjtën kohë ajo kaloi nga “kampi” i biondes te flokët e zeza.