Ish-deputetja e PD Grida Duma deklaroi në “Byro Politike”, se Partia Demokratike është në momentin e saj historik për të marrë në dorë qeverisjen e vendit,
“Kjo nuk është reformë zgjedhore, por administrim zgjedhor. Zgjedhjet nuk vidhen ditën e zgjedhjeve por shitja dhe blerja ndodh përpara.
Identifikimi biometrik ul elementin e votës fallce. Kamerat do jenë aty gjatë procesit të votimit. Nëse ne e bëmë këtë betejë. PD është në momentin e saj historik për të marrë pushtetin dhe do marrë pushtetin për të qeverisur vendin. Kjo është beteja jonë dhe qëllimi përse në 8 vite bëmë një opozitë aspak të thjeshtë. Qëllimi jonë është që të kemi zero tolerancë me palën kundërshtare”, tha Duma
Lidhur me Reformën Zgjedhore, Duma u shpreh se opozita nuk do të ulej në atë tryezë nëse ndërkombëtarët nuk do ishin investuar aq shumë për të bërë të mundur finalizimin e saj.
“Logo na jep një pjesë të madhe të votave. Ne që ikëm morëm vendimin tonë. Ajo që është dhënia e fjalës dhe besnikëria është më e rëndësishme se kontrata. Reforma Zgjedhore ishte një vullnet mbi palët. Opozita nuk hynte në atë tryezë nëse SHBA dhe BE nuk do investoheshim aq shumë.
Do bëj gjithmonë kontributin tim drejt konkurrencës. Edhe në listat e hapura kryetarët e partive i rekomandojnë ata 140 deputetë. Unë besoj që tashmë.
Çfarëdolloj gjëje që të vendosë PD për mua, unë do e përfaqësoj. Ambicia ime është temperimi, eksperienca dhe zotërimi i fushës tënde”, u shpreh ish-deputetja.