Dje u tha se që nga 1 korriku, Greqia do të hapë kufijtë tokësorë me Shqipërinë. Lajmin e dha në një konferencë për mediat, zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas.
Mirëpo sot burime për "Report Tv" thonë se kryetari i Qarkut të Janinës Aleksandros Kahrimanis, kërkon që mos të hapet kufiri me Shqipërinë, për shkak të mungesës së tuneleve të dezinfektimit në pjesën greke të Kakavijë.
E mesa duket Pika Kufitare e Kakavijës as nesër nuk do të hapet. /Gazeta Liberale