Globi

Greqia dhe Italia do të goditen nga një cikloni tropikal

Shkruar nga Liberale
Greqia dhe Italia do të goditen nga një cikloni tropikal

Një fenomen i rrallë meteorologjik do prekë Italinë orët e ardhshme. Një ciklon tropikal nga brigjet e Tunizisë po lëviz drejt detit Jon dhe do të prekë Siçilinë dhe Kalabrinë, duke i prekur ato me reshje të bollshme dhe erëra të forta.

Cikloni më vonë do zhvendoset drejt Greqisë, duke shkaktuar një valë intensive të motit të keq. Ky lloj cikloni nuk ndryshon shumë nga uraganët klasikë që godasin sektorin tropikal të Atlantikut, Paqësorit dhe Oqeanit Indian.

Ciklonet tropikale formohen për shkak të nxehtësisë së fshehtë të nxitur nga aktiviteti i konsiderueshëm i stuhisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH