Aktualitet

Greqi/ I dashuri hedh nga shkëmbi 26-vjeçaren pas debatit

Shkruar nga Liberale
Greqi/ I dashuri hedh nga shkëmbi 26-vjeçaren pas debatit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, një ditë më parë, pas vrasjes tragjike të 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj pilot. Mediat fqinje raportojnë se ditën e djeshme, një 26-vjeçare është gjetur e pajetë në det me shenja dhune.

E reja Garyfallie, sipas dëshmitarëve është vrarë nga i dashuri i saj. Policia ka prangosur autorin e ngjarjes, i cili ka pranuar se ka pasur debate me të dashurën prej ditësh, duke thënë se debati i fundit ka përfunduar në tragjedi.

Ai ka deklaruar se debati mes dy të rinjve ka nisur në makinë dhe në nerva i sipër, 30-vjeçari ka nxjerrë mjetin nga rruga dhe kur e dashura e tij nga dalë prej aty, ai e ka shtyrë, duke e hedhur nga shkëmbi.

30-vjeçari ka pohuar se është hedhur edhe vetë për ta ndihmuar, por kur e ka parë pa ndjenja, është larguar nga vendi i ngjarjes i frikësuar. Mediat greke bëjnë me dije se 30-vjeçari ishte në gjendje shoku dhe se donte të bënte vetëvrasje. Ndërkohë, pritet të kryhet një autopsi në trupin e Garyfallia, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH