Globi

Goditet me thikë, foshnja tre javëshe në rrezik për jetën

Shkruar nga Liberale
Goditet me thikë, foshnja tre javëshe në rrezik për

Një foshnjë vetëm tre javëshe dhe nëna e saj janë goditur me thikë ditën e djeshme në shtëpinë e tyre në North Tyneside.

Fatmirësisht gruaja është jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që foshnja e saj është në gjendje kritike. Mjekët janë duke bërë gjithçka munden për t'i shpëtuar jetën.

Sipas raportimeve të policisë ngjarja ndodhi të mërkurën rreth orës 14:21.

Denis Beytula është personi që ka sulmuar familjen, një emër ky i njohur për ta. Ai u arrestua nga policia dhe pritet të dalë përpara gjykatës në 31 tetor.

Gjithashtu ata janë duke bërë hetimet e nevojshme për të zbuluar rrethanat e ngjarjes si dhe lidhjen e personit me familjen.

Shefi i policisë së Nothumbria, Dave Cole, ka deklaruar se atentatori është arrestuar dhe nuk përbën më problem për komunitetin.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH